Ministrja Haradinaj ia uron ditën e pavarësisë shtetit që s’e ka njohur Kosovën

Aktuale

Ministrja Haradinaj ia uron ditën e pavarësisë shtetit që s’e ka njohur Kosovën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:37
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Saint Vincent dhe Grenadines për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për ndërtimin e bashkëpunimit bilateral me Saint Vincent dhe Grenadines.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Haradinaj-Stublla, muajin e kaluar ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e saj nga Saint Vincent dhe Grenadines, Louis Hilton Straker, të cilit edhe ia ka konfirmuar vullnetin për krijimin marrëdhënieve diplomatike dhe bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat