"Emërimi i Ramushit për president nuk lidhet me tendencën për aktakuzat e Speciales"

Aktuale

"Emërimi i Ramushit për president nuk lidhet me tendencën për aktakuzat e Speciales"

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:02
Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për postin e presidentit pas kalimit të mandatit të presidentit aktualë, Hashim Thaci.

Haradinaj, tha se procesi i emërimit të Ramush Haradinajt për president të vendit ka ndodhur në mënyrë transparente dhe se nuk lidhet me aktakuzat e speciales.

“Gjykata e ka në dorë me vendos a duhet me hedhë aktakuzën apo me procedu, sa më shpesh që mbyllët kjo histori do të ishte më mirë. Tribunali duhet të jetë më i sinqertë me qytetarët e Kosovës. Ne nuk jemi në tema urgjente, emërimi i Haradinajt për president ka ndodhur mënyrë transparente, dhe nuk lidhet me tendencën për aktakuzat e Speciales,” deklaroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat