Shkodran Imeraj, anëtar i kryesisë qendrore dhe degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan, ka reaguar lidhur me Minishengenin Ballkanik.
Përmes një deklarate dërguar në adresën e gazetës "Bota sot", ai ka thënë se nëse Qeveria pranon që Kosova të bëhet pjesë e Minishengenit, ide kjo serbe, atëherë Nisma duhet të largohet nga Qeveria Hoti.
Imeraj ka thënë se Minishengeni ballkanik është projekt i dëmshëm për Kosovën në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi.
Deklarata e tij:
Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës pranon që Kosova të bëhet pjesë e minishengenit ballkanik, ide kjo serbe, atëherë Nisma Socialdemokrate duhet të largohet nga Qeveria Hoti.
Minishengeni ballkanik është projekt i dëmshëm për Kosovën në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi.
Dr. Shkodran Imeraj
Anëtar i Kryesisë qendrore dhe kryetar i degës se Nisma Socialdemokrate në Deçan.