Kosnett: Liderët politikë të Kosovës më thanë se nuk kanë nevojë për evropianët, sepse kanë raporte speciale me SHBA-të

Aktuale

Kosnett: Liderët politikë të Kosovës më thanë se nuk kanë nevojë për evropianët, sepse kanë raporte speciale me SHBA-të

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:17
Philip Kosnett

(E plotësuar) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova duhet të mbajë raporte të mira edhe me Brukselin zyrtar.

Kosnett në “Debat Plus” ka thënë Kosova është pjesë e Evropës dhe ka nevojë për raporte me Brukselin.

“Kur kam ardhur në Kosovë jam takuar me liderët politik dhe shpesh më kanë thënë: ‘Ne nuk kemi nevojë për evropianët, pasi kemi raporte speciale me SHBA-të’. Unë iu kam thënë: ‘Po, ju keni raporte speciale me SHBA dhe do të doja që demokratët dhe republikanët në SHBA të pajtoheshin edhe për çështjet tjera, siç pajtohen për raportet me Kosovën, por shiheni hartën, Kosova nuk është në Amerikën veriore, por është në BE’”, tha ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se pesë vendet që nuk e njohin Kosovën do të ndryshojnë qëndrim, nëse ka zhvillime në raportet Kosovë-Serbi.

“Kush ka menduar se Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të arrinin marrëveshje për emrin, por ndodhi. Njerëzit kanë menduar se është e pamundur që Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni apo Sudani do të ndërtonin raporte me Izraelin, por ajo ndodhi”, tha ndër të tjera Philip Kosnett.

​Kosnett: Pavarësisht kush është president, ShBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë që pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, ShBA-ja do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë me përkushtim të plotë.

Në një intervistë në Tv Dukagjin, Philip Kosnett ka thënë se mbështetja amerikane për Kosovën nuk varet nga presidenti, por varet nga populli kosovarë, i cili duhet të vazhdojë të ndërtojë paqe, drejtësi dhe prosperitet.

“Pa marr parasysh çka ndodh në zgjedhje, mendoj se kosovarët mund të kenë besim dhe bindje të thellë që ShBA vazhdojnë që të mbesin mike të afërta të Kosovës dhe do të vazhdojnë të ju mbështesim përderisa ndërtoni paqe, drejtësi dhe prosperitet. Krejt çka mund të bëjmë është që të ju mbështesim, sepse iu takon vet kosovarëve që të marrin iniciativën për t’u siguruar që ky vend e arrin potencialin e vet të plotë dhe që vendi dhe fëmijët tuaja ti kenë mundësitë që i meritojnë. Është nder i madh për mua që jam pjesë e këtij procesi që shërbej në një vend që është mik më i afërt i Amerikës”, tha ai.

***

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett gjatë një interviste, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës në mars të vitit 2021, pas kalimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha se nuk ka asnjë shans që SHBA të sjell me zarf emrin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“Nuk mendoj se ndonjëri nga kolegët e mia janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë. Jemi në vitin 2020 dhe nuk besoj se më funksionojnë instruksione të tilla që jepen nga jashtë. Nuk besoj se ka qenë ndonjëherë e vërtet diçka e tillë e as që mund të jetë tash kur verbërisht pranohen instruksione nga jashtë”, tha ndër të tjera ambasadori Philip Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat