Pas akuzave nga pushtetarët, ka reaguar sërish zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Në kundërpërgjigjen e tij në Facebook, Sveçla ka shkruar se kot e kanë.
Po ashtu, ai është shprehur së mijëra policë mezi presin që t'u hapet rruga për të hetuar e zbuluar vrullin korruptiv.
Postimi i plotë:
KOTËT kot e kanë.
Mund t'i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t'iu hetojmë e zbulojmë.
Mijëra policë mezi që presin që t'u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv.
HAJNAT N'BURG!