Arben Ahmeti: Një aeroplan special me 30 ulëse po qëndron në aeroport, nesër kthehet në Holandë

Aktuale

Arben Ahmeti: Një aeroplan special me 30 ulëse po qëndron në aeroport, nesër kthehet në Holandë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:05
Ilustrim

Analisti Arben Ahmeti ka deklaruar në “Prime Time” se ka informacione për një aeroplan special i cili ka ardhur sot në Aeroportin e Kosovës, ndërsa pritet të kthehet nesër.

“Është e vërtet që në aeroport janë dy aeroplanë, njëri është i futbollistësve që kanë ardhur nga Holanda, ndërsa tjetri është aeroplan special me 30 ulëse. Sipas burimeve të mija brenda aeroportit, ky aeroplan kthehet nesër për në Holandë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se nuk e di nëse aeroplani ka lidhje me Specialen, por ka thënë se ky aeroplan nuk është për futbollistët e Holandës sikur aeroplani tjetër civil që po qëndron në aeroport.

Ndryshe, nga Aeroporti i Prishtinës kanë thënë se dy aeroplanët e ardhur nga Holanda nuk kanë lidhje me Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat