Nderohet me mirënjohje i riu që e mori të plagosurin nga rruga dhe ia shpëtoi jetën

Aktuale

Nderohet me mirënjohje i riu që e mori të plagosurin nga rruga dhe ia shpëtoi jetën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:15
foto nga vendi i ngjarjes

Muaj më parë një qytetar i Mitrovicës me gjestin që kishte bërë ia shpëtoi jetën një njeriut.

Florim Ahmeti kishte rastisur në një burrë të plagosur me katër plumba në Vaganicë, të cilin pastaj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.

I plagosuri ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët kishin thënë se ai kishte shpëtuar vetëm falë djaloshit mitrovicas i cili e kishte dërguar me kohë në spital.

“Nëse ky person do të vonohej vetëm edhe një minutë më shumë, vështirë se do të vinte i gjallë pasi kishte humbur shumë gjak” i ka thënë mjeku Florim Ahmetit, i cili e shoqëroi të plagosurin në spitalin e Mitrovicës.

E për këtë gjest që kishte bërë Florimi asokohe sot është shpërblyer me mirënjohje nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë djaloshi i ri, i cili shumë shpejt do ta veshë edhe uniformën e Policisë së Kosovës.

Ky është postimi i tij:

Nder dhe krenari 

Para disa muajsh ndihmova një të plagosur në rrugë i cili ishte në gjendje të rëndë dhe kishte humbur shumë gjak. Atë e dërgova deri në spital të Mitrovicës.

Fatmirësisht, personi në fjalë arriti të shpëtojë, kjo edhe falë intervenimit të shpejtë të mjekëve të spitalit të cilët më patën thënë se jeta e tij ishte punë minuti, për shkak se kishte humbur shumë gjak.

E sot po ndihem jashtëzakonisht i nderuar me rastin e ndarjes së mirënjohjes për profesionalizmin e lartë të treguar dhe mbështetjen e dhënë komunitetit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, gjegjësisht nga Kolonel Agron Rukiqi.

Unë zotohem se edhe në të ardhmen do të kontribuoj në të mirë të komunitetit.

I juaji Florim Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat