“E kam ndjekë me veturë nga mbrapa deri tek gjykata” – vëllai i Labinot Grudës përplaset me avokatin

Aktuale

“E kam ndjekë me veturë nga mbrapa deri tek gjykata” – vëllai i Labinot Grudës përplaset me avokatin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:30
Veton Rrecaj, Arbër Gruda

Arbër Gruda, vëllai i Labinot Grudës, zyrtarit të arrestuar të Ministrisë së Financave, ka akuzuar avokatin Veton Rrecaj se nuk i është bindur urdhrit të familjes Gruda për t’u tërhequr nga përfaqësimi i familjarit të tyre.

Përmes një lidhje telefonike në kk, ku ishte i ftuar avokati Rrecaj, vëllai i Labinot Grudës ka thënë se para se familjari i tij të dilte para gjykatës, ai e ka ndjekur me veturë avokatin.

“Avokati ka thyer çdo të drejtë të mundshme të avokatërisë. Para fillimit të seancës, është njoftuar Veton Rrecaj se ai nuk është më avokat i yni. Ai ka insistuar se deri në ngritje të aktakuzës ai do të jetë avokat. Nuk e kemi revokuar ne. Qat ditë që u kry gjyqi, ky nuk më ka lajmëruar mua se ku e kam vëllain. E kam ndjek me kerr mbrapa deri tek gjykata. Nuk ka pas kush e nxen, o vëlla!”, ka thënë Arbër Gruda.

“Çfarë të drejte ka avokati kur unë i them që ai nuk është avokati i vëllait tim. Këtë pyetje nëse mund të ma shpjegoj”, ka thënë ai.

Ndërkaq, avokati Veton Rrecaj ka deklaruar se nuk mund të tërhiqet nga përfaqësimi i Labinot Grudës deri në momentin kur vet klienti ia heq atij autorizimin për përfaqësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat