Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kundërshtuar shuarjen e Task-Frocës Antikorrupsion.
E pas kësaj ka reaguar lideri i LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se Avdullah Hoti ka guxim ta luftojë korrupsionin, përcjell Bota sot.
Pas postimit të Mustafës, ka reaguar gazetari Ermal Panduri, autori i emisionit Debat Plus, i cili ka intervistuar ambasadorin Kosnett.
Panduri ka pyetur se kush janë anti amerikanët tash, derisa Mustafa i del kundër ambasadorit amerikan.
Postimi i tij i plotë:
Isa Mustafa i del kundër ambasadorit Kosnett!
Kush janë anti amerikanët tash? Sigurt RTV Dukagjini që e ka intervistu a po?