Gazetari Duriqi: Edhe kompanitë që pranuan para nga 2 milionëshi i vjedhur mund të jenë pjesë e skemës

Aktuale

Gazetari Duriqi: Edhe kompanitë që pranuan para nga 2 milionëshi i vjedhur mund të jenë pjesë e skemës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:43
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi që po hulumton rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit, thotë se përveç zyrtarëve që keqpërdoren pozitën, të përfshira mund të jenë edhe disa kompani private.

Ai po thotë se ka filluar t’i telefonojë kompanitë që pranuan para nga Kadri Shala, pronari i “LDA Group” ku u transferuar paratë, për t’i pyetur nëse vërtet iu kishte borxh ai.

“Disa prej tyre mund të përfundojnë me të shara, disa prej tyre s’duan të tregojnë, disa janë reale që ua ka larë borxhin, por disa duket se janë pjesë e skemës sepse reagimi i tyre kur i pyet se çfarë shërbimi ke kryer për Shalën që të ka borxh dhe se a munden të na tregojnë me ndonjë dokument, përgjigjja e tyre është “hup” apo me të shara siç dinë të thonë biznesmenët kur janë në rrezik”.

Shala, që u vetëdorëzua në polici dhe tanimë është në paraburgim për 30 ditë, ka thënë se kishte menduar që ka pranuar mjete nga kompanitë që i kishin atij borxhe dhe se me të pranuar mjetet ka filluar t’i shlyejë borxhet e tij.

Por, për këtë deklaratë, Duriqi në Rubikon tha se kjo kompani është themeluar së voni dhe nuk ka ndonjë qarkullim milionësh që Shala të jep këtë deklaratë.

“Shuma e parave është e madhe që me qenë e rastësishme dhe me thënë Shala se “veç më kanë dalë paratë” dhe ka filluar me i shpërnda. Kompania nuk është shumë e madhe që mund të ketë shuma të mëdha parash derisa ata tek këtë vit kanë filluar ta regjistrojnë kompaninë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat