“Presidenti” përplas politikën, Alma Lama tregon emrin më të përshtatshëm

Aktuale

“Presidenti” përplas politikën, Alma Lama tregon emrin më të përshtatshëm

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:12
Alma Lama

Në një intervistë për Ilva Now, Alma Lama, diplomate, analiste, ish ambasadore e Kosovës në Itali foli rreth përplasjeve të politikës që po ndodhin për postin e presidentit.

Sipas saj liderët politikë që pretendojnë të marrin detyrën pas Thaçit dhe përplasjet e tyre janë normale por ajo çfarë nuk është normale është momenti i këtij diskursi.

“Presidentit të Kosovës pritet t’i afirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale e Hagës dhe ky është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe problematik”,- u shpreh Lama teksa sqaroi se presidenti nuk pati guximin të dorëhiqet në mënyrë që edhe Kosova të kishte më të lehtë proceset e saj përfshirë këtu edhe atë të dialogut.

Alma Lame tregoi se në gjykimin e saj do të vihet një zgjidhje për një president konsensual ku të gjitha partitë do të bien dakord.

Ish ambasadorja tha se ajo do të përkrahte një kandidim jashtë politikës dhe konkretisht një kandidate që do të përmirësonte edhe imazhin e Kosovës.

“Besoj që figura më përfaqësuese në këto momente do të ishte figura e Murat Jasharit, nga familja Jashari, familja që ka bërë sakrificën sublime për lirinë e Kosovës dhe në një moment kur shteti i Kosovës do të goditet nga Gjykata Speciale (konkretisht individët), atëherë besoj se një figurë nga familja Jashari e cila është dinjitoze, do t’i bënte nder Kosovës”,- u shpreh Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat