Njëzet vjet nga zgjedhjet e para, zëvendësministri ka një thirrje për partitë politike

Aktuale

Njëzet vjet nga zgjedhjet e para, zëvendësministri ka një thirrje për partitë politike

Nga: N. H Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:25
Florian Dushi

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ka thënë se sot janë bërë njëzet vjet nga zgjedhjet e para.

Dushi në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se sot njëzet vjet më parë, në Kosovën e lirë, për herë të parë në historinë e vendit tonë u mbajtën zgjedhjet e para (lokale), të lira dhe demokratike në të cilat morën pjesë 79% e qytetarëve tonë.

Në fund të shkrimit, zëvendësministri i Drejtësisë thekson se iu takon partive politike që të ofrojnë zgjidhje në zgjedhje, duke ofruar për qytetarët dhe vendin programe të mirëfillta qeverisëse dhe figura të pastra e profesionale.

Ja shkrimi i tij:

Njëzet vjet nga zgjedhjet e para!

Sot njëzet vjet më parë, në Kosovën e lirë, për herë të parë në historinë e vendit tonë u mbajtën zgjedhjet e para (lokale), të lira dhe demokratike në të cilat morën pjesë 79% e qytetarëve tonë.

Që prej asaj kohe, Kosova ka organizuar me dhjetëra procese zgjedhore, lokale e qendrore, gjithmonë me synimin që të ruhet dhe të avancohet cilësia e këtyre proceseve ashtu që, zgjedhjet dhe rezultati i tyre të pasqyrojnë në mënyrë korrekte vullnetin e qytetarëve të vendit.

Më tutje, iu takon partive politike që të ofrojnë zgjidhje në zgjedhje, duke ofruar për qytetarët dhe vendin programe të mirëfillta qeverisëse dhe figura të pastra e profesionale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat