Kryeministri Hoti emëron edhe një këshilltare

Aktuale

Kryeministri Hoti emëron edhe një këshilltare

Nga: A.Zh Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:42
Avdullah Hoti dhe Antigona Baxhaku

Kryeministri Avdullah Hoti, ka emëruar edhe një këshilltare. Ai ka emëruar Antigona Baxhakun në pozitën e Këshilltares Politike dhe Drejtore të Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit.

Në një postim në Facebook, kryeministri Hoti ka thënë se Baxhaku do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!

Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.

Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat