Haradinaj flet pas takimit me Thaçin, tregon a ka diçka të re nga Specialja

Aktuale

Haradinaj flet pas takimit me Thaçin, tregon a ka diçka të re nga Specialja

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:31
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasditen e sotme është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se në këtë takim nuk u bisedua posti i presidentit.

Ai tha se takimi u zhvillua pas ftesës nga vetë presidenti për t’u konsultuar për çështjet dhe zhvillimet në vend.

Haradinaj: Më ftoi presidenti

“Isha në takim me presidenti Thaçi me ftesë të presidentit për konsultë për zhvillimet në vend diskutuam për këto tema edhe gjendjen me pandeminë, pra zhvillimet e reja dhe plotë tema të tjera. Është një takim një praktik që ndodhë kohë pas kohe... jo, jo nuk kemi pasur bisedë të tillë (rreth postit të presidentit)”, tha ai.

Po ashtu, Haradinaj deklaroi se nuk është biseduar as rreth propozim-aktakuzës ndaj Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj: Nuk biseduam për Specialen

“Nuk ra kjo temë (rreth propozim-aktakuzave të Speciales), por nuk mora vesh që ka diçka konkrete ose që ka ndodhur ndonjë avancim në këtë temë, pra nuk ishte edhe temë por nuk tha presidenti qe ka diçka të re”, vijoi Haradinaj.

I pyetur nëse presidetin Thaçi është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Haradinaj tha se nuk ka informacione.

Haradinaj: Nuk e di a është takuar Mustafa me Thaçin

“Nuk e di, unë jam përshëndetur me Mustafën më herët por nuk e di a ka qenë në takim”, tha ai.

***

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, para pak minutash është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Haradinaj ka thënë që në këtë takim ka shkuar me ftesë të vetë Thaçit ku kanë diskutuar për zhvillimet politike.

“Isha në takim me presidentin Thaçi. Me ftesë për presidentit, diskutuam për zhvillimet në vend. Një takim që është praktikë e kohëpaskohshme. Për zhvillimet në përgjithësi’, ka deklaruar ish-kryeministri.

Ai në konferencë para gazetarëve ka thënë se s’kanë folur për pozitën e presidentit dhe se presidenti Thaçi nuk ka thënë asgjë rreth punës së Speciales.

“S’kem folur për punën e presidentit”, ka deklaruar ai.

“S’ra kjo temë. Presidenti nuk tha që ka diçka të re. Asgjë s’kishte të re”, ka thënë Haradinaj kur ka folur rreth Speciales.

***

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj po zhvillon një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet Thaçit e Haradinajt  nuk është paralajmëruar.

Ndërkohë, mësohet se Thaçi ka mbajtur takim edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa, ku ky i fundit siç shihet edhe nga fotografitë është parë teksa del nga Kuvendi në drejtim të Qeverisë.

Image

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur një takim me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Siç mëson KosovaPress takimi mes Thaçit e Haradinajt është duke u zhvilluar tek zyra e Presidentit.

Ndërsa, nuk dihet tema që do të diskutohet e për çka u bë arsyeja e takimit mes Thaçit e Haradinajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat