“U përqafuan e u puthën me Vuçiqin”, ky është reagimi i Hotit për deklaratën e Trump

Aktuale

“U përqafuan e u puthën me Vuçiqin”, ky është reagimi i Hotit për deklaratën e Trump

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:36
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Amerikës, Donald Trump, cili gjatë një tubimi elektoral në ShBA, ka thënë  se kanë ndalur luftën 400 vjeçare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se kishte pasur përqafime në zyrën ovale ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve.

Hoti në pyetjet e gazetarëve për një deklaratë tjetër nga një zyrtarë amerikan, konkretisht ambasadori Kosnett, cili ka kritikuar vendimin e Hotit për shuarjen e Taskë-forcës antikorrupsion, po ashtu nuk e ka komentuar, por ka thënë se askush nuk duhet të ketë frikë nga ai vendim i Qeverisë.

Hoti tutje ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa për postin e presidentit ka thënë se kjo çështje ende nuk ka kaluara nga zyret dhe kjo do të diskutohet në shkurtin e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat