Deputeti i VV-së reagon pas shuarjes së task-forcës: Veprim korruptiv dhe joligjor i Qeverisë Hoti

Aktuale

Deputeti i VV-së reagon pas shuarjes së task-forcës: Veprim korruptiv dhe joligjor i Qeverisë Hoti

Nga: A.Morina Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:36
Avdullah Hoti

Deputeti  i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti, për shuarjen e task-forcës kundër korrupsionit.

Zyba deklaroi se ky veprim është i pasinqertë dhe mashtues në shërbim të qëllimeve dhe përfitimeve të tyre private e të ngushta.

"Shuarja e task-forcës kundër korrupsionit në kohën kur ajo po hetonte anëtarë të koalicionit qeverisës është veprim korruptiv, sikurse është mashtrim arsyetimi se një mekanizëm i tillë ka qenë joligjor", tha Zyba, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sipas definicionit, korrupsioni te ata të cilët bartin funksione e autoritet publik është sjellje ose veprim i pasinqertë ose/dhe mashtues në shërbim të qëllimeve dhe përfitimeve të tyre private e të ngushta. Shuarja e task-forcës kundër korrupsionit në kohën kur ajo po hetonte anëtarë të koalicionit qeverisës është veprim korruptiv, sikurse është mashtrim arsyetimi se një mekanizëm i tillë ka qenë joligjor. Kështu, është i pasinqertë edhe zotimi për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Ai që po i qëndron në ballë një vendimi të tillë është sikurse ata që po synojnë të përfitojnë nga ai vendim, i korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat