Haradinaj u ftua nga Thaçi për takim, për çka diskutuan

Aktuale

Haradinaj u ftua nga Thaçi për takim, për çka diskutuan

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:57
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj tha se me presidentin janë takuar dhe kanë diskutuar për tema të ndryshme, për pandeminë dhe zhvillimet politike në vend.

Haradinaj tha se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e postit të presidentit.

“Isha në takim me Thaçin me ftesë të tij për konsultim lidhur me zhvillimet në vend. Diskutuam shumë tema, pandeminë e shumë të tjera. Ky takim është bërë si praktikë. Nuk kemi pas një diskutim të caktuar, pra pati vetëm të përgjithshme. Por jo çështja e postit të Presidentit nuk është diskutuar”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu theksoi se Thaçi nuk ka deklaruar nëse ka pasur diçka të re lidhur me aktakuzën e Speciales.

“Nuk ra kjo temë për aktakuzën, por s’mora informatë që ka diçka, pra Presidenti s’tha që ka diçka të re lidhur me këtë temë, asgjë s’kishte të re”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat