Bajrami merret në pyetje në Kuvend për skandalin e avullimit të 2 milionë eurove

Aktuale

Bajrami merret në pyetje në Kuvend për skandalin e avullimit të 2 milionë eurove

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:00
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sapo ka hyrë në Kuvend ku do të raportojë për skandalin e zvullimit të 2 milionë eurove nga ministrja e sajë nëpër disa llogari të bizneseve të ndryshme.

Për këtë skandal qeveritar tashmë është arrestuar zyrtari i Ministrisë së Financave në Departament të Thesarit, Labinot Gruda si dhe biznesmeni Kadri Shala të cilit i ishin transferuar shuma të mëdha parashë.

Deputetët e Komisionit për Buxhet dhge Financa në Kuvendin e Kosovës pritet të shtrojnë pyetje ministers Bajrami për të sqaruar se si ndodhi avullimi i 2 milionë eurove nga kasa e shtetit dhe sa ka siguri buxheti i shtetit.

Mësohet se një shumë e madhe e mjeteve që janë avulluar, janë marrë nga një kontratë e asfaltimit të rrugës së Prevallës, project I Ministrisë së Infrastrukturës I cili ishte pjesë e hetimeve nga Task Forca Anti Korrupsion e cila ditë më parë u shua me vendim të kryemnistrit Avdullah Hoti.

Po ashtu është raportuar se arsyeja e shuarjes së Task Forcës Anti Korrupsion u shua nga Qeveria pasi e njëjta po hetonte kontratat e disa ministrave të qeverisë aktuale, andaj për këtë vendim të Qeverrisë kanë reaguar edhe Ambasadan Amerikane dhe ajo e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat