Sindikata e Telekomit: Zhvatësi 10 vjeçar, pronari i Z-mobile t’i kthejë llogaritë dhe mjetet e bllokuara, ose ballafaqohen me 2300 punëtorë

Aktuale

Sindikata e Telekomit: Zhvatësi 10 vjeçar, pronari i Z-mobile t’i kthejë llogaritë dhe mjetet e bllokuara, ose ballafaqohen me 2300 punëtorë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:19
foto ilustrim

Sapo ka përfunduar takimi online i zhvilluar në mes të Kryetarit të Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti si dhe ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi.

Në këtë takim është paraqitur gjendja e cila është krijuar pas bllokimit të llogarive bankare të punëtorëve të Telekomit, si dhe rrezikun e operimeve ditore.

“Balaj gjithashtu, kërkoi me urgjencë zhbllokimin e llogarive bankare dhe marrjen përsipër të përgjegjësive si Qeveri në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë të këtij kontesti si dhe hapjen e rrugës së zhvillimit të përgjithshëm të Telekomit. Kryeministëri Hoti dhe ministri Kuçi, u zotuan për një zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, me hapa të qëndrueshëm që ky fenomen të mos përsëritet prap. Njëkohësisht premtuan edhe një strategji të qëndrueshme afatgjatë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës Sh.A”, thuhet në njoftim.

Tutje u tha se FSP-PTK kërkon nga zhvatësi 10 vjeçar, pronarit të ish-Zmobile dhe përmbaruesit Mulhaxha që sa më parë t’ua kthejë llogaritë dhe mjetet e bllokuara Telekomit.

“Në të kundërtën do të ballafaqoheni me 2300 punëtorë, të cilëve për çdo ditë me veprimet e juaja po i rrezikoni gjendjen ekonomike të tyre dhe operimin e kompanis. FSP-PTK kërkon nga anëtaret dhe punëtoret e Telekomit të Kosovës, të mos ndikoheni nga individëve brenda Telekomit të cilët thirren në emër të punëtoreve për interesat e veta personale.FSP-PTK në vazhdimësi do t’ju mbajë të informuar dhe nuk lejon në asnjë momente të rrezikohen mirëqenia e punëtoreve dhe kompanisë”, thuhet tutje në njoftim./L

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat