Ja kujt ia hedh fajin Hykmete Bajrami për 2 milionëshin

Aktuale

Ja kujt ia hedh fajin Hykmete Bajrami për 2 milionëshin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:30
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës e ka pranuar se skandali I avullimit të mbi 2 milionë eurove nuk ka qenë atakim kibernetik por vjedhje klasike që e ka kryer zyrtari I Ministrisë së Financave nga kontratat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Por ajo tha se nuk e din ende arsyen se pse Ministria e Infrastrukturës edhe pas disa ditëve që ju kishte “zhdukur” buxheti nuk e kishte lajmëruar Ministrinë e Financave.

“Secila organizatë buxhetore e sheh në kohë reale buxhetin e saj për secilin projekt dhe unë jam e habitur se si zyrtarët përgjegjës të Ministristrisë Infrastrukturës nga ku janë marrë mjetet, nuk e kanë njoftuar menjëherë Ministrinë e Finanace. Tani kjo çështje është në organet e drejtësisë dhe pritet të sqarohet çdo detaj”, ka thënë ndër të tjera ministrja Bajrami.

Ajo gjatë raportimit tha se aktrualisht janë bllokuar llogaritë e disa kompanive dhe rreth 550 mijë euro janë bllokuar, por deputetët e pyetën se çfarë ka ndodhur edhe me mbi 1.5 milionë euro tjera, ndërkohë që ministrja Bajrami tha se për këtë tani po punojnë organet e drejtësisë duke u shprehur optimiste se mjettet e vjedhura do të kthehen në buxhetin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat