Këtë vit pritet të miratohet Ligji i ri për prokurimin publik

Aktuale

Këtë vit pritet të miratohet Ligji i ri për prokurimin publik

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:41
foto ilustrim

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se brenda këtij viti do të miratojnë ligjin e ri për prokurimin publik.

Pas vizitës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se përmes reformave në këtë institucion do të kursejnë miliona euro.

Ai duke treguar rëndësinë e KRPP-së tha se legjislacioni i ri do të eliminojë të gjitha dobësitë dhe pengesat burokratike brenda prokurimit.

“Ne jemi tepër të interesuar të çojmë përpara avancimin e prokurimit në Kosovë. Faza e parë është kryer, ku kemi siguruar transparencë të plotë në proces. Tash kalojmë në fazën e dytë mbi efektivitetin e në fushën e prokurimit publik. Kjo nënkupton eliminimin e të gjithë dobësive në proces të prokurimit duke i hequr procedurat burokratike. Duke krijuar lista të zeza të kompanive në rast që ato nuk i përmbahen kontratave. Do të rregullojmë sistemin e ankimimit, sepse është e papranueshme për qeverinë që 60 për qind të prokurimeve vendosen në proces të ankesave të OPSH-së. Ndërkohë ato duhet të vendoset në proces konkurrent në autoritetin kontraktues duke pasur kontrata qe katër vjet sillen prej një institucioni në OPSH”, tha ai.

Anëtari i Bordit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Sami Uka u shpreh i interesuar për bashkërendim me qeverinë mbi reformën legjislative në kuadër të prokurimit publik.

“Kjo ka nevojë për një reformë tjetër legjislative që e mbështet këtë pjesën e reformës së parë. Në këto rrethana, ne e kemi parë të nevojshëm të kemi një takim me qeverinë në mënyrë t’i bashkërendojmë veprimet në kuadër të kësaj reformës legjislative që është në proces”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat