Veseli: Kam kërkuar të hiqet emërtimi UNMIK-Kosovo, të jetë vetëm Kosova

Aktuale

Veseli: Kam kërkuar të hiqet emërtimi UNMIK-Kosovo, të jetë vetëm Kosova

Nga: A.Z Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:52
foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi, sot ka raportuar para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.  Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjell "Bota sot".

Më tej ka shtuar se në këtë takim i ka shprehu shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit dhe transportuesit vendor kur kalojnë nëpër Serbi.

Postimi i plotë:

Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, sot kam raportuar para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. Anëtarët e komisionit i njoftova me angazhimet sa i përket situatës me pandemi Covid-19. Tregova se si ministër dhe si dikaster ju kemi qëndruar afër bizneseve dhe prodhuesve vendorë dhe kemi mbykëqyrë zbatimin e masave të përcaktuara.
Sa i përket obligimeve që dalin nga marrëveshja e CEFTA-së tregova që shqetësimet dhe problemet me të cilat po ballafaqohen prodhuesit dhe transportuesit vendor kur kalojnë nëpër Serbi i kam adresuar edhe në Bruksel në takimet që kam pasur me kryesuesin e CEFTA-së. Komisionin e njoftova poashtu se kam kërkuar nga CEFTA që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihet kualifikimet profesionale. Çështje tjetër në këtë raportim ishin edhe investitorët strategjik, zbatimi i MSA-së dhe subvencionimi i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. 

V.K

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat