Avokati i Mustafës kërkon nga gjykatësi ta rishqyrtojë urdhrin për listat

Aktuale

Avokati i Mustafës kërkon nga gjykatësi ta rishqyrtojë urdhrin për listat

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:01
Julius Von Boné

Në Gjykatën Speciale po mbahet seanca kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Avokati i Salih Mustafës, Julius Von Boné ka folur rreth listave të cilat janë kërkuar të përpilohen nga gjykatësi i procedurës paraprake në mënyrë që hetimet të rrjedhin më shpejtë dhe më lehtë.

Von Bone është shprehur se gjykatësi i procedurës paraprake mund të rishqyrtojë urdhrin e tij për përpilimin e listave dhe kështu palët, pra Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja e Mustafës të pajtohen lidhur me përpilimin e tyre.

“Ju faleminderit i nderuar Gjykatës, mbrojtja ka marrë shënim urdhrin e gjykatësit lidhur me listat, urdhri juaj për muajin tetor ka të bëjë me vendimin kornizë për nxjerrjen e materialeve në këtë çështje, mbrojtja është e gatshme ta marrë shënim vendimin e gjykatës, ose ndryshe kërkesën e saj për anulimin e urdhrit për lista. Në fakt, i nderuari gjykatës, fjala apo tema e listave nuk paraqitet në ligj ose rregulloren e procedurës së provës në ZPS në kërkesën e vet thotë se gjykatësi i procedurës paraprake nuk e ka shqyrtuar kuadrin ligjor përpara dhomave të specializuara lidhur me nxjerrjen e materialeve për tematiken e çështjes.

“ZPS thotë se gjykatësi kryesues ka pranuar nënshkrimin e diskreditonit të tij, ZPS-ja thotë se rishqyrtimi është i domosdoshëm për t’iu shmangur padrejtësisë duke përfshirë gabimet e panevojshme dhe të pariparueshme lidhur me lehtësinë dhe shpejtësinë e procedurave. Përpara se të kalojmë me parashtrimet e mia dua të paraqes mendimet e mia lidhur me mundësinë e apelimit të urdhrit të kundërshtuar. në bazë të nenit 45, keni standardin e duhur të apelit, në apel duhet të bëhet fjalë për një çështje që do të ndikonte në drejtësinë=ë dhe shpejtësinë e procedurave të cilat për mendimin e gjykatësit kryesues duhet të merret një vendim i menjëhershëm nga gjykata e apelit. Çertifikimi për apel duhet të theksohet për këtë standard të veçantë. Përveç kësaj është e drejta e vetëtimshme e gjykatësit sipas nenit 39 që thotë se gjykatësi mund të nxjerrë urdhrat dhe vendimet e nevojshme për sigurimin e përgatitjes së shpejtë dhe të duhur të gjykimit, për mendimin e mbrojtjes urdhri i gjykatësit të procedurës paraprake duhet të shqyrtohet. Mbrojtja beson se është pikërisht kjo çështje që është paraparë nga gjykatësi i procedurës paraprake kur ka nxjerrë atë urdhër. Nëse kjo është çështje gabimi në ushtrimin e të drejtës të vetëtimshme, atëherë mbetet për t’u vendosur, por t’u them sinqerisht, mendoj se palët munden dhe duhet të lejohen të bëjnë parashtrime lidhur me urdhrin duke qenë se një urdhër i tillë iu parashtron baltë të dyja palëve. Kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se kjo duhet të bëhet para dhënies së urdhrit prej jush, gjykatësi mund të rishqyrtoj vendimet e veta, kjo rregull sipas mendimit të mbrojtjes jep mundësinë për këtë aktualitet. Mendoj që asnjëra palë nuk dëshiron të ndodh duplifikimi i ndonjë materiali sepse s’është praktikë. Unë kontaktova prokurorinë për të marrë një sqarim lidhur me listën dhe çfarë do të thotë kjo fjalë, një përshkrim i detajuar që është dhënë duket si një lloj liste apo tabele për të qenë praktik, mbrojtja propozon që palët që ZPS dhe mbrojtja të merren vesh se si duhet të duket një listë dhe t’ia paraqesin gjykatësit të procedurës paraprake, kjo duhet të bëhet sa më shpejtë dhe me qëllim të shihet se rezultati përfundimtar është në përputhje me idenë e gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me listën. Rregullat 79-1 do t’i japin mundësinë gjykatësit të procedurës paraprake të rishqyrtoj urdhrin e vet në dritën e pajtimit të palëve. Urdhri jo domosdoshmërisht të rishqyrtohet, por mund të përshtatet me udhëzimet specifike se çfarë duhet të përmbajë një tabelë ose listë e tillë”, tha Von Bone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat