Takimi Haradinaj-Thaçi, deputeti i VV-së: Kur këta bëhen bashkë, diçka kërcet në dëm të vendit

Aktuale

Takimi Haradinaj-Thaçi, deputeti i VV-së: Kur këta bëhen bashkë, diçka kërcet në dëm të vendit

Nga: A.SH Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasditen e sotme është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri me anë të një postimi ka thënë se, temë diskutimi paska qenë zgjedhjet në Podujevë.

Sipas tij, bashkimi i tyre prodhon krim, korrupsion dhe nepotizëm dhe se kur këta bëhen bashkë, diçka kërcet në dëm të vendit.

Postimi në Facebook:

Presidenti i paska bërë bashkë, ashtu siç janë, të gjithë kastën e vjetër politike. Temë diskutimi paska qenë zgjedhjet në Podujevë. Çka prodhon bashkimi i tyre, e kemi parë tash e 20 vite - krim, korrupsion dhe nepotizëm. Kur këta bëhen bashkë, diçka kërcet në dëm të vendit.

Le të vazhdojnë të jenë bashkë. Bashkimi i tyre nuk iu kryen më punë. Do t'i mposhtim të vetëm, edhe në Podujevë edhe në nivel nacional.

Këtë e dinë edhe ata, prandaj anipse janë të bashkuar, nuk mund ta mposhtin frikën nga zgjedhjet.

Në fakt, kjo frikë po i mban ende të bashkuar edhe për pak kohë.

Përgjigjen do e marrin fillimisht me 29 nëntor në Podujevë, e shumë shpejtë në gjithë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat