Selim Pacolli flet pas rritjes së rasteve me Covid, tregon se a po shkon kryeqyteti drejt izolimit total

Aktuale

Selim Pacolli flet pas rritjes së rasteve me Covid, tregon se a po shkon kryeqyteti drejt izolimit total

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:48
Selim Pacolli

Numri i rasteve me Koronavirus është rritur ndjeshëm ditëve të fundit në kryeqytet.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19 në Prishtinë duke e rënduar edhe më tej situatën.Por a po shkon Prishtina drejt izolimit dhe karantinës ?

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë për “Gazeta Blic” se nuk do të dëshironte që kryeqyteti të shkonte sërish në izolim.Pacolli, tutje ka thënë se megjithatë duhet të respktohen këshillat dhe vendimet që dalin nga institucionet shëndetësore.“Çështja e një izolimi total nuk e di nëse do të kishte ndonjë sukses eventual, momentalisht sa unë flas.

Mirëpo ne duhet të zbatojmë të gjitha këshillat dhe normat të cilat dalin prej institucione përgjegjëse, në këtë rast prej Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.

Tutje, Pacolli foli edhe në lidhje me gjendjen e sektorit të Gastronomisë.“Në cilësinë e nëkryetarit të Komunës, unë nuk do të preferoja që të kemi një mbyllje totale, pasi dihet se sidomos gastronomia është ai sektor që po mban gjallë jetën dhe biznesin. Unë them se në këtë rast duhet të gjenden edhe zgjidhje dhe mënyra të tjera për parandalimin e Covid -19 dhe nuk kishte me qenë zgjidhje vetëm izolimi total” tha Pacolli.

Prishtina ditët e fundit është shoqëruar me shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19, ndërsa në nivel vendi vetëm sot u regjistruan 281 raste të reja.Në total numri i rasteve aktive me Koronavirus ka shkuar në 2658.Rëndimi i situatës me Covid-19 në rajon dhe botë ka bërë që shumë shtete të rikthejnë sërish karantinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat