Paralajmëroi rrezikun e ndarjes së Kosovës, nga LDK-ja i reagojnë Vjosa Osmanit

Aktuale

Paralajmëroi rrezikun e ndarjes së Kosovës, nga LDK-ja i reagojnë Vjosa Osmanit

Nga: A.Zh Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:44
Vjosa Osmani, LDK; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se ideja për autonomi të serbëve në Kosovë, çon në ndarjen e shtetit.

Ajo këtë ide e ka e cilësuar si një paralajmërim për ndarje të mëvonshme të Kosovës.

Sipas saj, edhe autonomia për serbët në veri është po aq e rrezikshme dhe thjeshtë e shtynë procesin e ndarjes së shtetit.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe mendoj që është një prej vendimeve më të rrezikshme që është marrë nga institucionet e Kosovës. Një autonomi për serbët në Veri, është vetëm një paralajmërim i ndarjes së mëvonshme, nuk është një ide më e mire se ndarja. Është po aq e rrezikshme, thjesht e shtynë për më vonë.”, ka thënë Vjosa Osmani.

Asaj, për këtë deklaratë i ka reaguar Bajram Gecaj, shef i kabinetit dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell Bota sot.

Gecaj, ka ironizuar me Osmanin, duke e quajtur “të gjithëdijshme”. Ai ka thënë se deklarata e Osmanit, është “populizëm i pastër pa asnjë substancë”.

““Një autonomi për serbët në Veri”, po na thotë e “gjithëdijshmja” se është e rrezikshme ... wow, sikur ne këtë nuk e kemi dite e nuk e kemi thënë ... populizëm i pastër pa asnjë substancë!”, ka shkruar anëtari i LDK-së në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat