Zyrtari i LDK-së i reagon Vjosa Osmanit: Shkofsh e mos u kthefsh!

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i reagon Vjosa Osmanit: Shkofsh e mos u kthefsh!

Nga: N.Sh Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:38
Vjosa Osmani

Që nga koha kur Vjosa Osmani ka filluar kritikat ndaj LDK-së, ka filluar një përplasje e madhe në mes të saj dhe zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sa ishte në LDK, ishte kundër shumë kujt aty, madje ishte kundër edhe ndaj kreut të saj Isa Mustafës.

E pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Vjosa filloi të “vandalizohej” ndaj partisë së saj.

Madje partia mori vendim që ta largoj nga LDK-ja.

Edhe sonte në një intervistë Vjosa Osmani ka folur për LDK-në.

Por njëri ndër më të zëshmit e LDK-së, Bajram Gecaj, si çdo herë gjenë kohë për t’i reaguar.

Ai e ka komentuar një fjali të Osmanit e cila tha se me LDK-në i ka nda rrugët përfundimisht.

“Shkofsh e mos u ktefsh”, ia kthen Gecaj.

‘“Rrugët me LDK-në i kam ndarë përfundimisht” ... shkofsh e mos u kthefsh!’, shkruan Gecaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat