Konjufca: Ne nuk e propozojmë askënd nga partia për president

Aktuale

Konjufca: Ne nuk e propozojmë askënd nga partia për president

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:34
Konjufca

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një debati televiziv ka folur për postin e presidentit pas kalimit të mandatit të presidentit aktual Hashim Thaçi.

I pyetur se kënd do ta votojë Vetëvendosja për president të vendit, Konjufca tha se si parti nuk do të propozojnë askënd nga partia për këtë post.

“Unë nuk besoj që do ta sjellin Bekim Jasharin, sepse ata kanë qëllim që me zgjatë kjo Qeveri edhe tri vite. Unë mendoj se presidenti, Qeveria , Parlemnti janë të shkëputura, Kosovën nuk e shpëton një president, Kosovës i duhet një Qeveri e re që e ndal korrupsionin. Mazhoranca e re ia jep Kosovës një president. Vetëvendosja nuk e propozon presidentin nga partia e sajë . Vetëvendosja është e përgjegjshme asnjëherë nuk thotë se e këna presidentit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat