Koalicioni qeverisës ka vëmendjen te pozitat dhe te shmangia e zgjedhjeve

Aktuale

Koalicioni qeverisës ka vëmendjen te pozitat dhe te shmangia e zgjedhjeve

Nga: A.Z Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:10
Arberie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhet e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë me kryeministren Ana Bernabiq u votua vetëm me 5 vota kunder dhe 227 vota për, përcjell "Bota Sot".

Ajo më tej ka shtuar se, Ana Bernabiq ka deklaruar se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për forimimin e Asociacionit të komunave m shumicë serbe.

Postimi i plote:

Qeveria e Serbisë me kryeministre Ana Bërnabiq u votua me vetëm 5 vota kundër dhe 227 vota për.
Në  planin e qeverisë, Ana Bërnabiq ka theksuar se ndër  qëllimet kryesore të qeverisë serbe është edhe interesi i Serbisë në Kosovë dhe ka deklaruar gjithashtu se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pra këto janë qëndrimet publike të qeverisë serbe, qëndrime me anë të së cilave në vazhdimësi i shprehin interesat dhe synimet e tyre në raport me Republikën e Kosovës. 

Qeveria jolegjitime Hoti ndërkaq jo vetëm që i hapi dyert e Shtëpisë së Bardhë  për Serbinë, i vuri resurset e Kosovës në tryezë të diskutimeve, por dhe e riktheu në diskutim çështjen jokushtetuese të Zajednicës, pra këtë për të cilën po insiston Serbia.

Koalicioni qeverisës ka vëmendjen te pozitat , te korrupsioni e kapja e institucioneve, partia pseudoopozitare PDK në pritje se si i bie më mirë, të bëhet pjesë e Qeverisë apo të shof të fitoi pozitën e Presidentit, me rëndësi të shmangin zgjedhjet. 

U bënë bashkë të rrëzojnë Qeverinë Kurti, vetëm që t'i hapin rrugë dialogut pa parime e nënshtrimit ndaj Serbisë, por jo edhe për kohë të gjatë sepse rruga që keni marrë nuk është ajo që duan e mbështesin qytetarët.
#Zgjedhje

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat