Wesley Clark: 3 herë shkova ta takoj Millosheviqin, ja çfarë më tha

Aktuale

Wesley Clark: 3 herë shkova ta takoj Millosheviqin, ja çfarë më tha

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:31
Wesley Clark

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë që ka arritur Kosova.

Ai ishte komandant në pozitën gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë.

Ai ka thënë se tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë.

“Lufta është gjë e tmerrshme, kur vrasjet nisën në Kosovë ka qenë vështirë të ndalen dhe përdorimi i forcës është gjithmonë mundësia e fundit. Tri herë shkova ta takojë Millosheviqin, ai thjeshtë nuk donte të bindej me mjete diplomatike. Ai më tha ne e dimë si të merremi me shqiptarët e Kosovës i thashë si: ai tha “do t’i vrasim të gjithë”. Aty e kuptova se në çfarë telashe jemi me të. Ndërhynë edhe rusët, Serbia dërgoi trupat dhe përpjekjet diplomatike prapë nuk u ndalën. Pasi nuk u bind Millosheviqi ishte vendimi më i vështirë që Ollbright dhe Clinton e morën, për ta përdorë forcën kundër Millosheviqit dhe kështu vepruam. Intesifikuam sulmet dhe të njëjtën kohë vazhduan përpjekjet diplomatik për zgjidhjen e problemit, derisa përfundimisht kjo ndodhi. Ne jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës. Marrëdhëniet tona mbesin të forta dhe tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë”, tha Clark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat