Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Aktuale

Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Nga: A.SH Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një njoftimi në Facebook, ka konfirmuar se ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

Ajo ka theksuar se nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Postimi në Facebook:

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Faleminderit shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat