Veseli: I shokuar nga sulmi terrorist në Nice

Aktuale

Veseli: I shokuar nga sulmi terrorist në Nice

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:52
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, është i shokuar nga sulmi terrorist që ndodhi sot në qytetin Nice të Francës.

Veseli tha se populli i Kosovës qëndron me popullin e Francës, në mbështetje të vlerave të përbashkëta demokratike, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Reagimi i plotë:

“I shokuar nga sulmi terrorist në Nice. Në këto kohë të errëta, populli i Kosovës qëndron me popullin e Francës, në mbështetje të vlerave tona të përbashkëta demokratike. Ngushëllime familjarëve të viktimave të këtij sulmi makabër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat