Zgjedhjet për kryetar komunë në Podujevë: Si pritet të votojnë të prekurit nga Covid-19

Aktuale

Zgjedhjet për kryetar komunë në Podujevë: Si pritet të votojnë të prekurit nga Covid-19

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:15
Lul Raka

Në fund të muajit nentor pritet që të mbahen zgjedhjet komunale në Podujevë. Por si pritet që personat të cilët janë të karantinuar nga Covid-19 të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar?

Për këtë punë ka dhënë mendimin e tij, mikrobiologu, Lul Raka.

Ai ka thënë se Bordi i formuar nga Qeveria e Kosovës për ta luftuar Covidin ka propozuar se zyrtarët shëndetësor duhet që të shkojnë në shtëpitë e të prekurve me Covid e t’u ndihmojnë atyre që përmes ndonjë zarfi të votojnë.

“Propozimi i bordit ka qenë se fushatë zgjedhore nuk ka. Tubime nuk ka. Kategorisë që janë me Covid duhet që t’iu mundësohet votimi., duhet që dikush të shkojë në shtëpi tek ta. Apo edhe të votohet me zarf”, thotë Raka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat