​Hoti: Është jo relevante si betohen në Beograd, dialogu vetëm për njohje reciproke

Aktuale

​Hoti: Është jo relevante si betohen në Beograd, dialogu vetëm për njohje reciproke

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:16
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti po e konsideron jo relevante për vendin mënyrën si betohet Qeveria serbe, pavarësisht se aty përmendet ruajta siç e vlerëson ekzekutivi serb i Kosovës. Pavarësisht këtyre deklaratave, Hoti tha se me shtetin fqinj do të ketë dialog vetëm për njohje reciproke.

Ndërkohë shtoi se do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për rastin e votimit të qeverisë të deputetit tashmë të arrestuar, Etem Arifi.

Hoti: Si betohen në Beograd është jo relevante për shtetin e Kosovës

“Kosova se 20 vjet është e pavarur, çka thonë dhe si betohen në Beograd është totalisht jo relevante për shtetin e Kosovës... Dialogu bëhet vetëm për njohje reciproke, ndërkohë sot që po flasim është një takim në Bruksel për të adresuar elemente specifike të marrëveshjes finale. Pikë e parë është njohja reciproke”, tha Hoti.

Ndërsa për pretendimet e Vetëvendosjes se këto ditë mund të vijë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

I pyetur mbi pretendimet e LVV-së se gjatë këtyre ditëve Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të tyre mbi ankimimin e zgjedhjes së qeverisë, Hoti tha se e çfarëdo vendimi të Kushtetueses do ta pranojnë.

Hoti: E kemi pranuar çdo vendim të Kushtetueses

“Është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të komentoj ato. Çfarëdo vendimi që ka dalë nga Gjykata Kushtetuese gjithmonë e kemi pranuar, pa e komentuar asnjëherë”, tha ai.

Sa i përket paralajmërimeve të deputetit Fikrim Damka se nuk do të votojë asnjë ligj nëse nuk shkarkohet ambasadori Qëndrim Gashi, Hoti tha se do të bisedojë me të për të sqaruar se qeveria e tij nuk iu nënshtrohet shantazheve.

Hoti: Edhe nesër nëse bie qeveria, nuk shantazhohet për të qëndruar në pushtet

“Do të bisedojmë me Damka për këtë qëndrim të tij, por me lejoni të them që qeveria është e pashantazhueshme. Edhe nesër nëse bie qeveria, nuk shantazhohet për të qëndruar në pushtet”, u shpreh ai.

Këto deklarata kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në Badoc, prej nga tha se janë duke u bërë përgatitje që në këtë liqen të sillet uji nga Ujmani.

Hoti: Ky ujë është shumë i rëndësishëm edhe për sigurinë e furnizimit

“Ky ujë është shumë i rëndësishëm edhe për sigurinë e furnizimit dhe rëndësisë strategjike që ka. Ndërlidhjen e pellgjeve ujore të Kosovës, u kam kërkuar dy kompanive që tash e tutje të kujdesen të ndërmarrin gjitha veprimet e nevojshme që ky kanal të jetë plotësisht funksional gjatë gjithë kohës për të mbushur Badocin këtu dhe siguruar integrimin e plotë të gjitha sistemeve të pellgjeve në nivel vendi”, tha ai.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të KRU “Prishtina” Sokol Xhafa tha se ky resurs është thelbësor për furnizim me ujë të pijshëm.

Xhafa: Kemi arritur në afat rekord të funksionalizojmë

“Kemi arritur në afat rekord të funksionalizojmë në tërësi dhe sot të jemi prezent, i cili është një prej resurseve tona kryesore të themi është i treti më kryesori, por nga rëndësia është në të njëjtin nivel”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat