Partia e Albin Kurtit ia bën bilancin qeverisë Hoti

Aktuale

Partia e Albin Kurtit ia bën bilancin qeverisë Hoti

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:19
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Vetëvendosja ia ka bërë bilancin e zi qeverisë 'Hoti'.

"Në ditët e para të tij si kryeministër i paligjshëm, z. Hoti kishte thënë se “do të kthehet normaliteti dhe siguria në vend”. 

Këta pesë muaj, në planin e jashtëm kemi parë heqjen e reciprocitetit me Serbinë, heqjen dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe njohjet si dhe zmbrapsje nga njohja e Serbisë. 

Kurse në planin e brendshëm, lajme të përditshme si këto në video material, që përmbledhin përvojën njëzetvjeçare të klubit të vjetër politik që duke parë fundin e vet e ka trashë zullumin dhe zhvatjen e vendin.", thuhet në reagimin e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat