Kamberi: Nuk ka dialog pa kërkim falje - Serbia mbetet faktor i jo stabilitetit në Ballkan

Aktuale

Kamberi: Nuk ka dialog pa kërkim falje - Serbia mbetet faktor i jo stabilitetit në Ballkan

Nga: Fatmir Beka Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:36
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë nga radhët e pakicës në jug-qendër të Serbisë Shaip Kamberi pas fjalimit kritikues të djeshëm ndaj shtetit të Serbisë, sot në “Radio Sarajeva” përsëriti të gjithë atë që tha dje duke shtuar se “nuk mund të ketë dialog mes dy popujve që ishin në luftë pa pranim dhe kërkim falje” shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”,

Që të mund të vendoset dialogu “ shteti që ka kryer krime duhet të pranoj krimet dhe të kërkoj falje” , gjë që Serbia “ vazhdimisht refuzon”.

Shqiptarët sot janë për nga popullsia populli i dytë në Ballkan dhe pa normalizim të raporteve me te “ as Serbia as Ballkani nuk mund të jenë stabil”.

“Pra sa më parë ta kenë këtë të qartë si fakt, më shpejtë do të arrihet marrëveshja” tha Kamberi, ndonëse dyshon se qeveria e re do përmbush obligimet e marra.

Beogradi duhet të dëshmoj sinqeritetin e vetë në përpjekjet për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse duke “vendos pikë në konfliktin qindvjeçar mes shqiptarëve edhe serbëve prej të cilit varet stabiliteti i Ballkanit”.

“Radio Sarajeva” e ka pyetur Kamberin nëse frikësohet se “ Serbia mund të bëhet sërish faktor i jo stabilitetit”, Kamberi përgjigjet se është sigurt në këtë duke marr parasysh qëndrimin e Beogradit ndaj Republika Srpska në BeH”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat