Jep dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale

Aktuale

Jep dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:37
Gjykata Speciale

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi. Ai ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Mësohet se Lajçi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Ai i do të kthehet sërish në vendin e mëparshëm të punës, në PTK.

Kujtojmë se Lajçi ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Lajçi është marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor 2019, duke u mbrojtur në heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat