Kush është Driton Lajçi, i cili dha dorëheqje nga pozita për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja?

Aktuale

Kush është Driton Lajçi, i cili dha dorëheqje nga pozita për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja?

Nga: D.RR Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:49
Driton Lajçi

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi, ka dhënë dorëheqje.

Pas fillimit të thirrjeve për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë në dhjetorin e vitit 2018, Qeveria e Kosovës, ministri i Drejtësisë në atë kohë, kishte emëruar Driton Lajçin shef të Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special, njëkohësisht për t’u ofruar ndihmë familjarëve të tyre gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

Driton Lajçi ka qenë njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, deputet i Kuvendit të Kosovës, drejtues i kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë dhe drejtues i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Prokuroria në Hagë, e kishte marrë në pyetje Driton Lajçin, drejtorin e Zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale vitin e kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për zbulim të fshehtësisë zyrtare që lidhen me përpjekjet për tentativën e hetimeve që po i kryen kjo prokurori.

Lajçi ishte marrë në pyetje vitin e kaluar, në cilësinë e të dyshuarit mbi të cilin rëndojnë akuzat për përgjegjësi të madhe në këtë rast. Intervistimi i Lajçit ishte bërë në zyrat e kësaj gjykate në Hagë.

Ai sot dha dorëheqje nga pozita e drejtorit për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, ndonëse aktakuza mund t’i konfirmohet Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Raportohet se Lajçi do të kthehet në punën e tij të mëparshme, në PTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat