Hoti: Askush s’e shantazhon Qeverinë, do respektohet çdo vendim i Kushtetueses

Aktuale

Hoti: Askush s’e shantazhon Qeverinë, do respektohet çdo vendim i Kushtetueses

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:19
Avdullah Hoti

“Askush nuk mund ta shantazhojë Qeverinë ku unë jam Kryeministër”, kështu i është përgjigjur Avdullah Hoti, deputetit nga komuniteti turk Fikrim Damka, që tha se grupi parlamentar 6 plus nuk do ta votojë asnjë projektligj derisa të shkarkohet ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi për shkak të shfaqjes së karikaturave të Profetit Muhamed.

Pos kësaj, Hoti gjatë një vizite që e bëri në Liqenin e Badocit, tha se Qeveria do ta respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo në raport me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, nga ku thonë se Kushtetuesja mund të dalë me vendim për ta shpallur anti-kushtetuese votën e deputetit tashmë që është në burg, Etem Arifi dhe kështu të bie Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat