Arsyetimi i radhës nga Blerim Kuçi: Pasi fitoi tender 5 milionësh, e përmend Behgjet Pacollin

Aktuale

Arsyetimi i radhës nga Blerim Kuçi: Pasi fitoi tender 5 milionësh, e përmend Behgjet Pacollin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:18
Blerim Kuçi, Behgjet Pacolli

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, njëherit pronar i kompanisë “Hidroterm” gjatë këtij viti ka fituar tender 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit në Prizren. Por sipas tij, kjo nuk përbën konflikt interesi pasi ai nuk ka funksione të tjera në këtë kompani.

Madje për këtë, ai sonte në Debat Plus përmendi një shembull interesant, ku tha, se kjo është njësoj sikur deputeti Behgjet Pacolli, njëherit ish-Ministër i Jashtëm, të mos ushtronte funksione në kompaninë e tij sa ishte në detyrë.

“Nuk ka konflikt interesi, sepse unë nuk ushtroj asnjë funksion në kompaninë time, përveç se jam pronar. Kjo i bjen sikur Behgjet Pacolli mos me mujt me ushtru funksionin në kompaninë e vet, gjat kohës sa ka qenë zëvendëskryeministër”, ka thënë ai.

Kujtojmë se tenderin për ndërtimin e spitalit për nëna dhe fëmijë në Prizren, Kuçi e fitoi më 08.04.2020, vetëm dy muaj para se të merrte detyrën et ij si Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit.

E marrëveshjen që i siguroi plot 5 milionë euro, ai e nënshkroi në muajin tetor të këtij viti, pra gjatë periudhës në të cilën ende ishte ministër.

Sidoqoftë, lidhur me këtë temë ai u deklarua edhe disa ditë më parë, duke u arsyetuar se gjatë kohës kur e fitoi tenderin nuk kishte asnjë funksion në Qeverinë e Kosovës.

Madje, ai tha se për një veprim të tillë ka të drejtë ligjore, pasi sipas tij jeton nga të hyrat e asaj kompanie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat