Haziri i reagon ashpër deputetit Fikrim Damka

Aktuale

Haziri i reagon ashpër deputetit Fikrim Damka

Nga: A.SH Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:26
Fikrim Damka

Deputeti Fitim Damka ka kërkuar të shkarkohet nga pozita e ambasadorit, Qëndron Gashi.

Për këtë ka reaguar analisti poltik Nexhat Haziri, duke thënë se, Fikrim Damka, i ashtuquajturi deputet i komunitetit turk, apo të një “kombësie” që është pordhim i politikes hegjemoniste të komunistëve jugosllav në vitet ’50 në krye me anti-shqiptarin Aleksandër Rankoviq, ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe nënkryetarit të Jugosllavisë së Titos, periudhë gjatë së cilës shqiptarët janë vrarë, burgosur dhe në masë janë shpërngulur për në Turqi.

“Tregoni dikush “turkut” Fikrim Damka, Kosova synon integrimet euro-atlantike, e jo aziatike”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Selam "turkut" Fikrim Damka !

Republika nuk duhet të pranoj të shantazhohet nga sejmenët e diktatorit aziatik për shkarkimin e ambasadorit Qendrim Gashi. Kush është ky Fitim Damka, i ashtuquajturi deputet i komunitetit turk, apo të një "kombësie" që është pordhim i politikes hegjemoniste të komunistëve jugosllav në vitet '50 në krye me anti-shqiptarin Aleksandër Rankoviq, ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe nënkryetarit të Jugosllavisë së Titos, periudhë gjatë së cilës shqiptarët janë vrarë, burgosur dhe në masë janë shpërngulur për në Turqi. Prodhimi i këtyre “kombësive”, kishte vetëm një qëllim, ndryshimin demografik të Kosovës në mënyrë artificiale, e cila përbëhej nga 95 % me shqiptarë. Është e drejtë e së cilit të vetquhet ashtu sic dëshiron apo ashtu sic ndihet më mirë, edhe ta mohon identitetin kombetar e të marrë identitet të ri, një lloj konvertimi, dhe kjo duhet respektuar, por jo edhe ta shantazhoj shumicën, sidomos kurë janë në pyetje përcaktimi i ynë si shoqëri demokratike dhe e vlerave përendimore, si etni, kulturë dhe historie. Tregoni dikush “turkut” Fikrim Damka, Kosova synon integrimet euro-atlantike, e jo aziatike (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat