Pallaska: Gjykata Speciale është jashtë mandatit të saj, Kuvendi duhet t’ia vazhdojë

Aktuale

Pallaska: Gjykata Speciale është jashtë mandatit të saj, Kuvendi duhet t’ia vazhdojë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:41
Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska, ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës aktualisht është jashtë mandatit. Kjo sepse, sipas tij, Speciales i ka skaduar mandati.

Pallaska thotë se mandati maksimal i kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjeçar.

“Sipas mendimit tim, mandati maksimal e kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjet”, është shprehur Pallaska.

“Gjykata Speciale kishte mandat 5-vjecar, tash është jashtë mandatit”, ka thënë Pallaska në emisionin Pressing.

Megjithatë, ai beson se në kushtet aktuale Gjykatës Speciale duhet t’i vazhdohet mandati në Kuvend.

“Unë gjithashtu besoj se në kushtet aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale”, shtoi Pallaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat