Ministri Kuçi lëshoi karrigen në debatin televiziv, i reagon Rexhep Selimi

Aktuale

Ministri Kuçi lëshoi karrigen në debatin televiziv, i reagon Rexhep Selimi

Nga: A.Zh Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:16
Rexhep Selimi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse vlerësohet se ka konflikt interesi në tenderin 5 milionë eurosh, të fituar pikërisht nga kompania e tij.

“Nëse konkludohet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës se në këtë rast ka konflikt interesi, unë do të shqyrtoj dorëheqjen nga pozita ime si ministër i Ekonomisë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Pas kësaj deklarate, ai e lënë studion, duke thënë se nuk pranon të flas për çështje të tjera.

Për këtë veprim të tij, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Rexhep Selimi, deputet i VV-së, ka thënë se ministri ka lënë karrigen në debatin televiziv, por jo atë në zyre, përcjell Bota sot.

“Kur një ministër lë karrigen e tij! (Jo karrigen në zyrë por në një debat televiziv)”, ka shkruar Selimi në një postim në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat