Kryeziu ‘godet’ Kuçin: Ekonomia përtokë, e ministri merret me arsyetimin e 5 milionëshit

Aktuale

Kryeziu ‘godet’ Kuçin: Ekonomia përtokë, e ministri merret me arsyetimin e 5 milionëshit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:52
Përparim Kryeziu, Blerim Kuçi

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas intervistës së ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi, në lidhje me tenderin prej 5 milionë eurosh të marrë nga kompania e tij.

Ai ka shtuar se në kohën kur ekonomia është për tokë dhe qeveria është e çorientuar dhe e paaftë për rimëkëmbjen ekonomike, preokupimi kryesor i ministrit të Ekonomisë është arsyetimi i përfitimit 5 milionësh të kompanisë së tij.

Postimi i plotë:

Në kohën kur ekonomia është për tokë dhe qeveria është e çorientuar dhe e paaftë për rimëkëmbjen ekonomike, preokupimi kryesor i ministrit të Ekonomisë është arsyetimi i përfitimit 5 milionësh të kompanisë së tij nga tenderi publik.

Qeveri e kotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat