Rrahje me shoferin e Melihate Tërmkollit? Flet Tomë Gashi

Aktuale

Rrahje me shoferin e Melihate Tërmkollit? Flet Tomë Gashi

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:56
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, në një përgjigje të shkurtër, ka demantuar raportimet për kinse sulmin ndaj tij nga shoferi i Melihate Termkollit pas një debati të nxehtë në Televizioni Publik. Ai prerë ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Tomë Gashi.

Në vazhdim të emisionit “Debat” të RTK-së ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndërsa në media është raportuar se pas debtatit kishte pasur një përleshje mes Tomë Gashit dhe shoferit të Melihate Tërmkollit, kjo u mohua nga avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat