Lamih Balaj: Telekomi po goditet nga të gjitha anët që të dëmtohet sa më shumë

Aktuale

Lamih Balaj: Telekomi po goditet nga të gjitha anët që të dëmtohet sa më shumë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 00:18
Lamih Balaj

Lamih Balaj, nga Sindikata e Telekomit, ka thënë se Telekomi po goditet nga të gjitha anët në mënyrë që të dëmtohet sa më shumë.

Ai ka thënë se ndoshta është një lojë e Z-Mobile që t’ia marrë klientët e Valës, pasi është shumë afër blerjes së Ipkos.

“Unë dhe bashkëpunëtorët e mi ndoshta e dimë pak zanafillën pse janë bllokuar (xhirollogaritë e Telekomit). Tashmë po dihet se Ipko është afër shitjes dhe për ta blerë janë afër pronarët e Z-Mobile dhe ndoshta është një lojë e tyre që të tentohet që të ikin klientë e Valës dhe të kalojnë në Ipko por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Dhe ndoshta është lojë e tyre që sa më shumë të mund të dëmtohet Vala”, ka thënë Balaj. “Nuk ka fakt më i madh sikur kjo. Nëse t’i nuk i beson shtetit dhe dy herë ia bllokon llogaritë dhe nëse dy herë je në një tavolinë duke biseduar me ta edhe herën e parë kam qenë prezent në atë takim të famshëm ku pronari i Z-Mobilet ka thënë se ‘për nja dy orë do iu informojë dhe unë besoj jam i gatshëm i zhbllokuar xhirollogaritë me i kthyer mjetet, por më lejoni të shkoj të bisedoj me aksionarët dhe iu ka kthyer përgjigjen përmes tërheqjeve të mjeteve përmes përmbaruesit’”,  tha Bala.

E kështu ka ndodhur edhe herën e dytë, thekson Balaj, i cili thotë se pronari i Z-Mobile kishte thënë se është i gatshëm me nënshkruar marrëveshjen ndërsa të hënën në mëngjes janë bllokuar xhirollogaritë.

“Dhe kjo nuk ka mëdyshje që është duke u goditur Telekomi në të gjitha mënyrat që të dëmtohet edhe sa më shumë”, ka thënë Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat