Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Aktuale

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:03

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e qeverisë ka miratuar dy propozime të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi siç është muaji nëntor të quhet Muaji i Anton Çetës dhe të shënohet si i tillë me një varg aktivitetesh, si dhe planin e veprimit dhe kriteret për shpërndarjen e fondit të rimëkëmbjes.

MKRS nëpërmejt një komunikate thotë se pasi e ka analizuar gjendjen e tre sektorëve, ka përgatitur metoda konkrete dhe kritere specifike për zbatimin e vendimit për planin e veprimit dhe kriteret për shpërndarjen e fondit të rimëkëmbjes, për të siguruar ndarje korrekte dhe racionale të mjeteve financiare në përputhje me nevojat në terren.

“Ndarja e mjeteve financiare do të bazohet në tri masa specifike në mënyrë që secilit sektor t’i ofrohet mbështetje relevante. Masa 1 i referohet punës në praktikë për të rinjtë të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen në sektorin publik dhe privat duke u kompensuar me 170 € në muaj. Masa 2 i referohet mbështetjes direkte financiare për klubet e sportit që janë të regjistruara në federatat përkatëse sportive. Masa 3 i referohet mbështetjes financiare për organizatat kulturore, krijuesve të pavarur dhe hulumtuesve të kulturës, rinisë dhe sportit. Në momentin e parë që do të transferohen mjetet financiare, MKRS do të fillojë me zbatimin e këtij plani. Vendime të mira dhe shumë të rëndësishme për qytetarët, në veçanti për kulturën, sportin dhe të rinjtë e Kosovës. Propozimi i dytë i miratuar nga Qeveria e Kosovës: Është miratuar propozimi që muaji nëntor të quhet Muaji i Anton Çetës dhe të shënohet si i tillë me një varg aktivitetesh si vijon: Përurimi i veprave te Anton Çetës, përurimi i Kullës se Fazli Buqollit në Raushiq, investim i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këndi i Anton Çetës – Ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, emisione Televizive- RTK, shfaqja e emisioneve dhe dokumentareve te vjetra dhe punimi i një dokumentari te ri, simpozium shkencor ne Prishtinë dhe Tiranë, ekspozitë e fotografive ne Prishtinë dhe Tiranë MKRS, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Historik ne Tiranë, themelimi i Çmimit “Anton Çeta“. Ky propozim miratohet meqenëse viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së prof. Anton Çetës, intelektualit të ndritur, mbledhësit të shquar të folklorit, shkrimtarit të njohur e pajtuesit të palodhur të gjaqeve. Njëkohësisht, viti 2020 shënon 30 vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontribuoi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare e pajtimit mes njerëzve”, thuhet në njoftim.

***

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që të miratohet vendimi për shtesat ndaj personelit shëndetësor për muajt e ardhshëm.

Zemaj është shprehur se ndarja është bërë në bashkërendim me personelin shëndetësor, kryeministrin dhe ministrinë e Financave.

“Për shkak të pandemisë, shtesat mujore për personelin, të mbështesin përmes listës së pagave, të angazhuar në betejën me pandeminë, për muajin shtator tetor, nëntor, dhe dhjetor, kategorizimi është bërë në bashkërendim me personelin shëndetësor dhe me kryeministrin e Ministrinë e Financave, andaj ju ftoj që ta mbështesni”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq, në lidhje me këtë, kritika ka pasur zëvendëskryeministri i parë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka deklaruar se përveç stafit shëndetësor ka pasur edhe kategori tjera që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në kohë pandemie të COVID-19, por, nuk kanë shtesa.

Tahiri ka propozuar që për këtë çështje të bëhen rregullime me anë të ligjit për paga.

“Ne kemi pas edhe prej kategorive tjera që kanë punu, ajo që dua të them e punoj se personeli shëndetësor i ka specifikat e veta, po presioni që po e marrim prej të tjerëve sa i përket shtesave, është goxha i madh, mendoj që duhet ta shohim më shumë këtë punë, sepse buxheti i shtesave po i afrohet buxhetit të pagave, për këtë arsye po e kthej idenë e ligjit të pagave, ky proces i shtesa është shumë i shtirë për mendimin tim”, ka thënë ndër të tjerash Tahiri. 

***

Qeveria e Kosovës sapo ka miratuar buxhetin për vitin 2021.

Para votimit, Projektbuxhetin e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.

Sipas saj rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2 përqind.

Bajrami ka thënë të gjitha parashikimet buxhetore shoqërohen me pasiguri për shkak të situatës me pandeminë e cila mund të përkeqësohet.

Vazhdojnë pakënaqësitë në Qeverinë Hoti, Selmanaj dhe Bajrami nuk ia votojnë ndryshimet ministrit të AAK-së për projektbuxhetin

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është duke u diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2021. 

Në këtë mbledhje, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ka pasur disa shkurtime për shkak se fokusi i buxhetit ka qenë të rimëkëmbja ekonomike.

Mirëpo, pakënaqësi për këtë projektbuxhet ka pasur ministri i AAK-së, Blerim Kuçi.

Kreu i dikasterit të Ekonomisë ka thënë se është bërë një gabim gjatë procesit.

“Mendoj që është bërë një gabim gjatë procesit, sepse gjatë dëgjimeve buxhetore jemi dakorduar për disa projekte, por, janë hequr duke ju dhënë rëndësi buxhetit për shpronësime, por, nevoja për shpronësime nuk është mbi 7.3 milionë euro, duke pas parasysh se këtë vit janë alokuar mjetet, duke e pas parasysh këtë alokim, atëherë konsideroj, atëherë siç jemi marrë gjatë dëgjimeve, të hyjnë në buxhet edhe këto projekte”, shtoi ai, duke thënë se për këtë ka edhe marrëveshje ndërkombëtare.

“Janë disa projekte për të cilat kemi marrëveshje ndërkombëtare, disa projekte që i kemi me bashkëfinancim të natyrave të ndryshme, duke pas këto parasysh propozoj për çështje të procedurë, projekti për shpronësimet nga vlera aktuale të shkurtohet”, tha ai.

Ky propozim i tij është miratuar me dy abstenime. Në këtë votim kanë abstenuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj

***

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret për 6.7 përqind, shkaku i pandemisë COVID-19. Këto deklarime, Bajrami i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë.

“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%. Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vjenë nga eksporti”, ka deklaruar Bajrami.

Ndryshe, sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri, për të proceduar pastaj për miratim në Kuvend.

“Ne presim që me u miratua projektbuxheti në Qeveri, pastaj ashtu siç kërkohet me ligj me u bartur në Kuvend dhe ka afat që deri ën fund të vitit me u miratua. Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues, këtë vit për shkak të situatës së re me I shkurtua kufijtë buxhetor në krahasim me projeksionet që kanë qenë më herët. Krahas kësaj, është dashur të sigurohet edhe një fond shtesë mbështetës edhe për vitin e ardhshëm lidhur me pakon për rimëkëmbje, edhe një pjesë të fondeve për shëndetësi”, thotë Krasniqi.

Karasniqi tha se janë vënë tri prioritet më këtë buxhet. Sipas tij, prioritet kryesore mbetet sektori i shëndetësisë për ballafaqimin me pandeminë dhe sektori privat.

Krasniqi tha se për këtë projektligj kanë marrë pëlqimin edhe të FMN-së.

****

Sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri, për të proceduar pastaj për miratim në Kuvend.

“Ne presim që me u miratua projektbuxheti në Qeveri, pastaj ashtu siç kërkohet me ligj me u bartur në Kuvend dhe ka afat që deri ën fund të vitit me u miratua. Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues, këtë vit për shkak të situatës së re me I shkurtua kufijtë buxhetor në krahasim me projeksionet që kanë qenë më herët. Krahas kësaj, është dashur em sigurua edhe një fond shtesë mbështetës edhe për vitin e ardhshëm lidhur me pakon për rimëkëmbje, edhe një pjesë të fondeve për shëndetësi”, thotë Krasniqi.

Zëvendësministri po ashtu theksoi se janë vënë tri prioritet më këtë buxhet. Sipas tij, prioritet kryesore mbetet sektori i shëndetësisë për ballafaqimin me pandeminë dhe sektori privat.

Krasniqi tha se për këtë projektligj kanë marrë pëlqimin edhe të FMN-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat