“A po ndalesh, a duhet me të ndal”, kjo ishtë përplasja e parë e Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit, ky ishte reagimi i avokatit

Aktuale

“A po ndalesh, a duhet me të ndal”, kjo ishtë përplasja e parë e Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit, ky ishte reagimi i avokatit

Nga: N.Sh. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:10
Melihate Tërmkolli dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi dhe zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkollin si duket nuk e kanë për herë të parë përplasjen mes tyre në emisione televizive.

Para se të përplaseshin mbrëmë, një përplasje mes tyre kishte ndodhur edhe me 15 korrik, në një emision tjetër televiziv.

Në atë mbrëmje një përballje e ashpër ishte zhvilluar mes Tomës dhe Tërmkollit.

Gjatë debatit për Gjykatën Speciale ku është folur edhe për vrasjet e cilësuara politike, atmosfera ishte pak më e nxehtë aty.

Në një moment ishte duke folur Melihatja, ndërhynë Tomë Gashi, ndërsa Tërmkolli ishte e ashpër pasi e ndërpreu gjatë fjalës së saj.

“Tomë, a po ndalesh, a duhet me të ndalë”, tha ajo.

Tërmkolli tha se me u kthye përsëri në vitin 2015 përsëri ata deputetë e kishin votuar Gjykatën Speciale.

Për të shikuar këtë moment, shikojeni videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat