Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau rreth 150 mijë euro për KQZ-në, në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Mitrovicës.
Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 në të cilin Kosova do të përfitojë rreth 90 milionë euro.