“Çetnikë sallonesh”, Faton Abdullahu tregon kush po ia çon tugun!

Aktuale

“Çetnikë sallonesh”, Faton Abdullahu tregon kush po ia çon tugun!

Nga: N.Sh. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:44
Faton Abdullahu

Analisti politik, Faton Abdullahu e ka komentuar deklaratën e ish-komandanti të UÇK-së, Sali Mustafës i cili e bëri nga Gjykata Speciale në Hagë.

Cali i kishte quajtur ‘çetnikë sallonesh”, liderët serbë, Vuçiqin, Vulinin dhe Daçiqin.

Ndërsa Abdullahu, kritikon politikanët tanë për të cilët thotë se ta sjellin ujkun te dera.

Postimi i plotë:

Këta politikan ta qojnë tugun, e ujkun te dera.

“Çetnikë sallonesh” - kështu i ka tipizu Vuçiqin, Vulinin e Daçiqin ushtari i UÇK-së, Komandanti Sali Mustafa - Cali, në fjalën e tij mbrojtëse në Gjykatë.

Ai nga atje, si viktimë e një Gjykate vlerash antievropiane, po e dëshmon se e ka ditur dhe po e dinë kush ishin dhe kush janë çetnikët.

Sot në Kosovë, kur jemi në hall të madh nga sulmet e Serbisë dhe atyre që nuk na e dojnë të mirën, jo pak politikanë tanë e shohin çetnikun te njeri tjetri.

Për më keq ne nuk i vrejmë djallëzitë e tyre që e kanë për vete e për vota e jo për ne e për Kosovë. Këta politikan ta qojnë tugun, e ujkun te dera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat